2009-11-27 17:55:20

Filipine: hapat e para për gjetjen e autorëve të masakrës së 57 vetëve


(27.11.2009 RV)Nesër në orën 7 të mëngjesit, sipas orës lokale, radiot dhe televizionet e Filipineve do të ndërpresin transmetimin në shenjë zie për 22 gazetarët e vrarë më 23 nëntor në masakrën e Maguindanaos.
Dëshmia e një personi dhe provat e mbledhura në vendin e ngjarjes akuzojnë Datu Andal Ampatuan Junior si autorin e atentatit, që u mori jetën 57 vetëve. Kundërshtari i tij politik, që do të paraqitet për postin e guvernatorit, ashtu si Ampatuan, u shoqërua sot nga policia deri në zyrën elektorale. Në masakër, ai humbi gruan e dhjetra kushërinj.







All the contents on this site are copyrighted ©.