2009-11-26 15:42:29

Vatikan: gjashtë shkencëtarëve iu jepet çmimi “Shkenca në shërbim të paqes”.


(26.11.2009 RV)Sot paradite në Vatikan Federata Botërore e shkencëtarëve, kryesuar nga fizikani Antonio Xikiki i dorëzoi çmimin “Shkenca në shërbim të paqës” gjashtë shkencëtarëve: Ada Jonath, biologe, nobel për kiminë; kimistëve Herbert Aaron Haptman dhe Robert Huber; biologëve David Hunter Hubel dhe Hongli San dhe biokimistit Beng Ingemar Samuelsson. Ceremonia e dorëzimit të çmimeve u zhvillua gjatë hapjes së simpoziumit me temë “Shkenca në kulturën e mijëvjeçarit të tretë”. Ndër të tjerë merrte pjesë edhe Kard. Marçelo Sançez Sorondo, kancelier i Akademisë Papnore.







All the contents on this site are copyrighted ©.