Të shtunën te Papa, presidentet e Kilit dhe Argjentinës.
(26.11.2009 RV)Të shtunën e ardhshme në Vatikan, Benedikti XVI pret në audiencë
presidentin e Kilit, Michelle Bachelet Jeria dhe presidentin e Argjentinës, Cristina
Fernŕndez de Krichner. Ngjarja kremton 25 vjetorin e nënshkrimit të “Traktatit të
paqes e miqësisë “ ndërmjet dy Vendeve, që u arrit me ndërmjetësimin e Selisë së Shenjtë,
që në vitin 1978 shmangu konfliktit ndërmjet Kilit e Argjentinës. Protagonisti i atij
ndërmjetësimi qe kardinali Atonio Samorč, i cili ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë
pati Nuncin e sotëm apostolik në Britani të Madhe, imzot Faustino Sainz Munoz.