2009-11-26 15:42:06

Mesazhi i Papës për Vitin Jubilar të Kishës së Vietnamit: ngjarje për të përtërirë kumtimin e Ungjillit


(26.11.2009 RV)RealAudioMP3 Le të “ përtërihet kumtimit i Ungjillit” në Vietnam për “ndërtimin e një shoqëri të drejtë, solidare e të paanshme” : kjo është thirrja që Papa bënë në Mesazhin e tij dërguar imzot Pierre Nguyen-VanNhon, presidentit të ipeshkvijve të Vietnamit me rastin e Vitit jubilar të Kishës vietnameze, që u hap të martën e kaluar në So Kien, në kryedioqezën e Hanoit. Ky Jubile kremton 350 vjetorin e Vikariateve apostolike të Tonkinit e të Koçinçinës dhe 50 vjetorin e vendosjes së hierarkisë kishtare në Vietnam.
Në një vend si Vietnami ku “jeta e përditshme nganjëherë e vënë në sprovë fenë”, fjalët e Papës Benediktit XVI duan të jenë mbështetje për të shpresuar e qëndruar besnik ndaj Fjalës së Zotit. Ati i Shenjtë i fton ipeshkvijtë ta dëshmojnë “me guxim e qëndrueshmëri madhështinë e Zotit dhe bukurinë e fesë në Krishtin”. Ati i Shenjtë Jozef Racinger i nxit rregulltarët e rregulltaret ta jetojnë “ rrënjësisht Ungjillin” e besimtarëve laikë u kërkon të “impenjohen më thellësisht e në mënyrë aktive në jetën dhe misionin e Kishës”: synimi është ai i kumtimit më me mprehtësi të Lajmit të Mirë për të sjell në shoqëri “vlerat ungjillore të bamirësisë, të së vërtetës, të drejtësisë e së drejtës “ duke promovuar dialogun, respektin e anasjelltë dhe bashkëpunimin.
“Viti Jubilar - shpjegon Papa në Mesazhin e tij drejtuar Kishës vietnameze - është kohë bekimi e volitshme për pajtimin tonë me Zotin dhe të afërmin.”. E në këtë aspekt Papa shpreh nevojën e “pranimit të mangësive e të gabimeve që janë bërë kundër vëllezërve në fe e kundër bashkëqytetarëve si në të kaluarën, po kështu edhe në të sotmen, duke kërkuar faljen”.
Pra Benedikti XVI i fton të gjithë ta ushqejnë e përforcojnë shpresën dhe guximin nga shembulli i ndritur i martirëve vietnamezë e kujtojmë se në ditën e festës së tyre, më 24 nëntor, është hapur Viti i Shenjtë në So kien, vend ku ruhen reliket e tyre. Së fundit, Papa kërkon mbrojtjen e Zojës së Bekuar të La Vang duke siguruar “lutjen e tij të përditshme” për të gjithë besimtarët vietnamezë.







All the contents on this site are copyrighted ©.