2009-11-26 16:44:37

Medvedev më 3 dhjetor në Vatikan tek Papa.


(26.11.2009 RV)Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, më 3 dhjetor të jetë për vizitë në Vatikan, ku do të takohen me Atin e Shenjtë Papën Benediktin e XVI. Kështu njofton zyra e shtypit të Kremlinit, e cituar nga agjencia Itar-Tass.
Më 3 dhjetor Medvedev do të jenë në Romë për takimin ndërqeveritar Itali-Rusi me kryeministrin e Italisë, Silvio Berluskoni, të shoqëruar edhe nga disa ministra të cilët do të marrin pjesë në bisedime që do të përfundojnë me nënshkrimin e disa marrëveshjeve bilaterale.
“Presidenti rus Dmitri Medvedev me 3 dhjetor do të bëjë një vizitë të shkurt në Vatikan ku do të ketë një takim me Papën Benediktin XVI”, ka njoftuar zyra e shtypit e Kremlinit.
Kujtojmë se në mars të vitit 2007, në Vatikan qe pritur nga Papa presidenti rus i asaj kohe Vladimir Putin.







All the contents on this site are copyrighted ©.