2009-11-26 15:42:51

Imzot Xhanfranko Ravazi:Trashigimitë e njerëzimit? Kriteret janë të diskutueshme.


(26.11.2009 RV)“Kriteret me të cilat Unesco-ja zgjedh atë çka është trashigimi botërore e njerëzimit janë shumë të diskutueshme”. Kështu u shpreh në lidhje me këtë temë delikate kryetari i Këshillit Papnor për Kulturën Imzot Xhanfranko Ravazi. Kisha Katolike që ruan si të shenjtë një arkë të pafund thesaresh kulturore, e sheh me mëdyshje shpalljen trashigimi të njerëzimit të disa ngjarjeve kulturore etj. Këtu imzot Ravazi nuk hezitoi të sjellë si shembull karnivalin e Rio de Zhanejros, në Brazil apo shtegtimin e përvjetshëm të hinduve. “E respektojmë veprimtarinë e Unesco-s, - shtoi imzot Ravazi - por edhe themi se nuk është udhërrëfyes turistik, manual për zbulimin dhe vlerësimin e veprave të artit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.