Atentate kundëer të krishtërve në Mosul, shkatërrohet Kisha e Shën Efremit
(26.11.2009 RV)Atentat i dyfishtë kundër të krishterëve në Mosul të Irakut.
Sot paradite dy shpërthime të ndryshme kanë goditur Kishën katolike Kaldeje të Shën
Efremit dhe Kishën e motrave Domenikane të Shën Katerinës. Për momentin nuk ka ende
lajme për viktima, por Kishat janë krejtësisht të shkatërruara. Burimet e krishtera
të AsiaNews në Mosul flasin për “kërcënime sipas stilit mafioz”. “Është një mesazh
i qartë për të krishterët - shpjegojnë - që synon t’i dertojë të braktisin qytetin”.
Në një deklaratë për agjencinë Sir, vikari i Patriarkanës së Bagdadit, imzot Shlemon
Warduni tha: “Atentati ka ndodhur sot paradite rreth orës 7.00 evropiane. Fatbardhësisht
nuk ka as të vdekur e as të plagosur, edhe vet prifti famullitar nuk ishte në banesë
në çastin e shpërthimit. Por gjithçka është shkatërruar. Ky është një atentat kundër
mbarë Kishës irakiane - pohon ipeshkvi - e tregon se askush nuk është i sigurt, sepse
ajo që ka ndodhur në Mosul sot mund të ndodhë përsëri në ndonjë vend tjetër”. Sipas
atë Emil Shimoun Nona, ipeshkëv i ri i Mosulit, me këto atentate “kanë dashur të godasin
simbolin e pranisë së krishterë e katolikë nč Irak e jo vetëm në Mosul. Kështu kthehet
frika e ikja e të krishterëve në këtë vend.