2009-11-26 16:44:12

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore: Shpejt një rezolutë e re për Iranin.


(26.11.2009 RV)Së shpejti Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore me seli në Vjenë do të miratojë një rezolutë ku do t’i kërkojë Iranit të mbylljen e impiantit të pasurimit të uraniumit në Kom, që është në ndërtim e sipër. Rezoluta e fundit për Iranin e Agjencisë Ndërkombëtare qe ajo e shkurtit të 2006-ës kur governatorët ia kaluan dosjen OKB-së për shqyrtime të mëtejshme. Teksti i rezolutës së re është hartuar nga SHBA, Britania e Madhe, Franca, Gjermania, Rusia dhe Kina. Këto dy të fundit janë vendet që ngurrojnë më shumë nga të gjitha për t’i vendosur sanksione Iranit.







All the contents on this site are copyrighted ©.