2009-11-25 17:02:48

Serbi: zgjedhja e Patrikut të ri brenda dy muajsh, Sinodi do të mblidhet më 22 janar.


(25.11.2009 RV)Asambleja zgjedhore e Kishës Ortodokse serbe do të mblidhet më 22 janar për zgjedhjen e Patrikut të ri. Kështu njofton një komunikatë e Sinodit të Shenjtë, cituar nga agjencia Tanjug.
Me vdekjen e Patrikut Pavle, në udhëheqje të Kishës Ortodokse serbe që nga viti 1990, para dhjetë ditësh është hapur udha e përgatitjes për zgjedhjen e Patrikut të ri, zgjidhje e cila , sipas ekspertëve, është e kushtëzuar edhe nga elementet politike e konflikti i interesave.
Ndër kandidatët e përfolur për postin e Patrikut të Serbisë është peshkopi Amfilohije, mitropoliti i Malit të Zi, peshkopi i Zvornikut e Tuzlës së Bosnjës Kaçavenda, peshkopi i Vojvodinës Irinej Buloviç dhe peshkopi i Hercegovinës Gjuriç.







All the contents on this site are copyrighted ©.