2009-11-25 17:51:22

Irak: në një atentat të dyfishtë në Qerbela, vriten të paktën 20 njerëz


(25.11.2009 RV)Nga një atentat i dyfishtë në qytetin irakian të shtegetimit, Qerbela, janë vrarë të paktën 20 njerëz. Sipas të dhënave të policisë dhe mjekëve brenda pak minutash kanë shpërthyer të dy bombat në qendër të qytetit. Shpërthimi ka ndodhur në afërsi të një restauranti ku shumë ushtarë janë klientë të përhershëm. Qyteti Kerbela që mbahet nga shiitët si qytet i shenjtë shtrihet rreth110 kilometra në jug të Bagdadit.







All the contents on this site are copyrighted ©.