2009-11-25 17:01:14

Delegacioni i Selisë së Shenjtë në Stamboll, për festën e Shën Andreut, Pajtor i Patriarkanës Ekumenike të Kostantinopojës.


(25.11.2009 RV)Siç është bërë tashmë traditë, një delegacion i Selisë së Shenjtë do të shkojë në Stamboll për të marrë pjesë, të hënën, më 30 nëntor, në kremtimet e Patriarkanës Ekumenike, për nder të Shën Andreut, Pajtor i Kishës së Kostantinopojës. Delegacioni, që mbart me vete edhe një mesazh të Papës, përbëhet nga kardinali Valter Kasper, kryetar i Këshillit Papnor për nxitjen e bashkimit të të krishterëve; imzot Brian Farell, sekretar i të njëjtit dikaster dhe nga zyrtarët Andrea Palmieri e Vladimir Karoli. Delegacioni, me të cilin do të bashkohet edhe kryeipeshkvi Antonio Luçibelo, nunc apostolik në Turqi, do të arrijë në Stamboll të dielën e ardhshme.
Të martën, më 1 dhjetor, do të zhvillohen bisedimet dypalëshe me përfaqësuesit e Patriarkanës Ekumenike.
Kujtojmë se kjo vizitë kthehet çdo vit, përmes një delegacioni ortodoks, që vjen në me rastin e kremtimeve romake për festën e Shenjtorëve Pjetër e Pal, më 29 qershor.







All the contents on this site are copyrighted ©.