2009-11-24 17:01:24

Shpejt presidenti Barak Obama do të njoftojë vendimin e tij për strategjinë në Afganistan.


(24.11.2009 RV)Presidenti amerikan Barak Obama ditët e ardhshme do të bëjë të ditur vendimin e tij lidhur me trupat shtesë në Afganistan, tani që ka mbledhur dhe shqyrtuar të gjitha informacionet për të cilat kishte nevojë. Lajmin e dha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Robert Gibs në përfundim të takimit me këshilltarët për Sigurinë. Gazeta Nju Jork Tajms nënvizonte sot se shenja se vendimi është marrë do të jenë telefonatat e Obamës drejtuar aleatëve të tij evropianë. Sidoqoftë politika e re dhe kostoja e saj do të diskutohen në kongres porsa të jetë shpallur vendimi i Obamës.







All the contents on this site are copyrighted ©.