2009-11-24 16:33:05

Mbreti i Jordanisë shpërndau parlamentin duke hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme.


(24.11.2009 RV)Në Jordani mbreti Abdullah shpërndau parlamentin dhe paralajmëroi mbajtjen e zgjedhjeve të reja dy vjet para afatit. “Parlamenti shpërndahet sot më 24 nëntor e zgjedhjet do të zhvillohen në bazë të ligjit”, pohon një deklaratë e pallatit mbretëror e cila, nuk saktëson arsyen që e ka shty mbretin të marr këtë vendim. Kohëve të fundit qenë shtuar kritikat për punën e 110 deputetëve të parlamentit jordanez. Hapi i ndërmarrë nga mbreti Abdullah mund të shoqërohet edhe me ndryshime në kabinetin qeveritar në mënyrë që të zbutet pakënaqësia e popullit pas akuzave për korrupsion dhe tkurrja e ekonomisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.