2009-11-24 16:54:38

BE kërkon në Kopenhagë impenjimin e të gjitha vendeve kundër ngrohjes globale.


(24.11.2009 RV)Bashkimi Evropian do të vazhdojë të ngulë këmbë që të gjitha vendet e tjera të industrializuara të impenjohen konkretisht kundër ngrohjes globale. Suksesi i konferencës për klimën që do të mbahet në dhjetor në Kopenhagë , vënë në dukje 27 anëtarët e BE-së, varet shumë nga mënyra sesi do të veprojnë SHBA dhe Kina.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, sheh ende pengesa për suksesin e negociatave për mbrojtjen e klimës në Kopenhagë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet me hov të shpejtë ekonomik, si Kina dhe India, duhet të marrin përsipër detyrime për reduktime të dëshmueshme të emisioneve të gazrave, që shkaktojnë efektin serë, tha kancearja gjermane në Berlin. Merkel, e cila do të marrë pjesë në konferencën e Kopenhagës, mendon që atje nuk do të miratohet ndonjë marrëveshje konkrete. Megjithatë, ajo i konsideron të mundura përparimet mbarëbotërore në mbrojtjen e klimës.







All the contents on this site are copyrighted ©.