Presidenti Topi i gatshëm të ndërmjetësoi për zgjidhjen e ngërçit politik
(23.11.2009 RV)Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi reagoi sot
për krizën politike në vend, duke u shprehur i gatshëm të negociojë për zgjidhjen
e saj. Presidenti Topi u pyet sot nga gazetarët rreth gatishmërisë së tij
për të ndërhyrë në zgjidhjen e ngërçit politik që po kalon aktualisht vendi. "Unë
kam atë gatishmëri që kam patur gjithmonë, vazhdoj ta kem, por çështja qëndron gjithmonë
tek vullneti politik i partive politike", u shpreh Kreu i shtetit. Presidenti
i Republikës përmes deklaratave të mëparshme i ka kërkuar politikës që të gjejë kompromisin
për zgjidhjen e situatës, së krijuar nga bojkoti i opozitës në parlament. Kjo e fundit
nuk tërhiqet nga qëndrimet e saj duke qenë e bindur në kërkesën për hapjen e kutive
të votimit dhe transparencën e plotë të procesit zgjedhor.