Presidenti iranian Ahmadinexhad në Amerikën Latine
(23.11.2009 RV)Fillon nga Brazili vizita e presidentit iranian në Amerikën
Latine. Një udhëtim që ka shkaktuar shumë protesta në Rio de Zhaneiro, ku rreth një
mijë vetë manifestuan kundër Mahmud Ahmadinexhadit. Në qendër të misionit të presidentit
të Iranit, energjia bërthamore, politika ndërkombëtare dhe tregtia. Më pas, ai do
të shkojë edhe në Bolivi e Venezuelë. Në planin e brendshëm, regjistrohet
grushti i rëndë i pushtetit në Teheran kundër opozitarëve, derisa në frontit ndërkombëtar
Irani ka nisur “manovrat e mëdha ushtarake” për t’i treguar aftësinë e mbrojtjes të
arsenalit të vet bërthamor nga sulmet e mundshme. Ushtrimet që “zgjasin pesë ditë”
do të tregojnë aftësinë mbrojtëse të Republikës islamike e atë të “instalimeve jetike
të Kombit”. Sipas gjeneralit Ahmad Mighani “manovrat do të mbulojnë 600.000 kilometra
katror nga Bushehri, Farsi, Isfahani, Teherani e provincat perëndimore të Iranit.