2009-11-23 16:15:57

Papa e kryeministri i Kuvaitit, në Vatikan, bisedojnë për paqen në Lindjen e Mesme dhe dialogun ndërfetar.


(23.11.2009 RV)Benedikti XVI priti sot paradite në Vatikan, kryeministrin e Kuvaitit, Madhërinë e Tij, Shehun Naser Al-Mohamad Al-Ahmad Al-Sabah, që më pas u takua edhe me kardinalin Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit, i cili shoqërohej nga kryeipeshkvi Dominik Mambertì, sekretar për marrëdhëniet me shtetet.
“Gjatë bisedimeve të përzemërta – njofton një komunikatë e Sallës vatikanase të Shtypit – u kujtuan marrëdhëniet e mira dypalëshe më se dyzetvjeçare ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Kuvaitit. Më pas u prekën disa tema me interes të përbashkët, duke pasur parasysh, në radhë të parë, promovimin e paqes e të dialogut ndërfetar në zonën e Lindjes së Mesme. Në vijim u fol edhe për kontributin pozitiv e domethënës që i jep pakica e krishterë shoqërisë kuvaitiane, duke nënvizuar se kjo bashkësi ka nevojë për asistencë baritore.







All the contents on this site are copyrighted ©.