2009-11-23 16:42:22

BE: Barroso pret tre emrat e fundit


(23.11.2009 RV)Mungojnë akoma tre emra që presidenti i Komisionit Evropian, Zhozé Manuel Barroso të foromojë komisionin e ardhshëm dhe të ndajë detyrat. Hollanda, Danimarka dhe Malta nuk kanë dhënë akoma emrat e komisarëve të tyre. Emri i vetëm, që ka edhe një rol të qartë, është ai i Përfaqësueses së Lartë për politikën e Jashtme, Kethrin Eshton, e cila do të jetë edhe zv. Presidente e Komisionit Evropian. Kujtojmë se këtë detyrë e ka mbajtur deri tani, Havier Solana.







All the contents on this site are copyrighted ©.