2009-11-21 15:37:09

Benedikti XVI Primatit anglikan Uiljams, ‘Ta vijojmë dialogun!”.


(22.11.2009 RV)Benedikti XVI priti dje në audiencë, në Vatikan, Hirësinë e Tij, Rouan Uiljams Kryeipeshkëv i Kantërburit, Primat i Bashkimit Anglikan.
Sipas njoftimit të një komunikate të Sallës vatikanase të Shtypit, “gjatë bisedimit të përzemërt u theksua posaçërisht sfida që duhet të përballojnë të gjitha bashkësitë e krishtera në këtë fillim mijëvjeçari. U theksua se është e nevojshme të promovohen forma të përbashkëta bashkëpunimi e dëshmimi, në përpjekjen për t’i përballuar këto sfida.
U fol edhe për ngjarjet e fundit, që kanë të bëjnë me lidhjen ndërmjet Kishës katolike e Bashkimit anglikan, duke theksuar vullnetin për t’i vijuar e për t’i fuqizuar më tej marrëdhëniet ekumenike ndërmjet katolikëve e anglikanëve e duke kujtuar se, pas pak ditësh, do të mblidhet Komisioni i ngarkuar për të përgatitur fazën e tretë të dialogut teologjik ndërkombëtar ndërmjet palëve”.







All the contents on this site are copyrighted ©.