2009-11-20 19:03:22

Veprimtari festive me rastin e 28 nëntorit 2009 në Romë.


(20.11.2009 RV)Afrohet festa kombëtare e shqiptarëve, 28 nëntori e, me të, nisin edhe ftesat për kremtimet 2009.
Sipas traditës, edhe sivjet arbëreshë e shqiptarë janë të ftuar të takohen në mjediset e Rrethit italo-shqiptar të Kulturës ‘Besa, në Via dei Greci, 46 – 00187 Romë.
Në takimin, që do të organizohet të shtunën, më 21 nëntor 2009, ora 17. 30, në sallën e Rrethit “Besa”, doktor Visar Zhiti, Poet, do të flasë për temën: “Muri i Berlinit dhe letërsia shqiptare”.
Takimin, me koordinator profesor Italo Kostante Fortino, do ta hapë profesor Domeniko Moreli.

Të dielën, më 29 nëntor, në orën 10. 30, pranë Kishës së Shën Athanasit, në Rrugën e Babuinit 149, për të gjithë popullsitë që flasin gjuhën shqipe në Atdhe e nëpër botë, do të kremtohet Liturgjia Hyjnore në këtë gjuhë, muzikuar nga atë Nilo Somma.

Me rastin e Festës Kombëtare, 97-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë dhe pranë Urdhërit Sovran të Maltës, shkelqësia e Tij, zoti Rrok Logu dhe zonja Logu, japin një pritje festive më 25 nëntor 2009, nga ora 18.00 deri në orën 20.00, në hotelin Crowe Plaza, Rruga Aurelia Antica, 415; 00165 Romë.
Të ftuarit duhet ta kenë ftesën me vete. Kujtojmë se numri i telefonit i Ambasadës të Republikës së Shqipërisë pranë Selisë Apostolike është 06. 39754085; i fax-it, 06. 397 33150; e-mail:ambalbvatican@libero.it

 
Me rastin e Festës Kombëtare të Republikës së Shqipërisë, Ambasadori i Shqipërisë në Romë, shkelqësia e Tij zoti Llesh Kola dhe Zonja, japin një pritje festive të enjten, më 26 nëntor 2009, nga ora 18.30 deri në orën 20.30.
Shkelqësitë e tyre do t’i presin të ftuarit në Circolo “Villa Spada” % Comando G.d.F, Via Castiglione Fiorentina, 50 (Via Salaria), 00138 Roma. Të ftuarit janë të lutur ta kenë me vete ftesën.







All the contents on this site are copyrighted ©.