2009-11-20 19:32:01

Tërmet politik në Kosovë që minon besimin e qytetarëve


(20.11.2009 RV)Tërmet politik në koalicionin qeverisës të Kosovës Ldk-Pdk vetëm pak ditë pas zgjedhjeve lokale që ende nuk kanë përfunduar, pasi pritet balotazhi, për të caktuar fitimtarët e jo, PDK-ja provokoi një pështjellim jo të mirë e rrëfeu një çorientim në labirintin e politikës kosovare, në moment të gabuar, sepse ndodhi në kohën e proceseve të rëndësishme për Kosoven, sikurse procesi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe raundi i dytë i zgjedhjeve lokale e shume sfidave tjera. Pas pohimit të prishjes e më pas mohimit të prishjes së koalicionit LDK-PDK, situata duket se është normalizuar, së paku nga jashtë e në dukje, po pasojat do t’i dëshmon koha, urojmë pa rënduar popullin e Vendin. Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës ka “anuluar” prishjen e koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës, në nivel qendror. Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ndërkaq, ka bërë të ditur se do të vazhdojë të angazhohet me përgjegjësi për funksionimin dhe zbatimin e obligimeve shtetërore që dalin nga partneriteti në nivel qendror - por se kjo parti do të lidhë koalicion për balotazh me subjekte të ndryshme politike në nivel lokal, varësisht prej specifikave të secilës komunë. Po mbi zhvillimet e kësaj ngjarje nga Prishtina na njofton Rabie Ibraj....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.