2009-11-20 18:02:51

Presidenti i Surinames takohet me Papën


(20.11.2009 RV)Sot paradite Papa priti në audiencë, në Vatikan, presidentin e Surinames, Runaldo Ronald Venetiaan, i cili më pas u takua edhe me kardinalin Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit dhe me kryeipeshkvin Dominik Mambertì, sekretar për marrëdhëniet me shtetet.
Gjatë bisedimeve, të përzemërta e miqësore – njofton një komunikatë e Sallës së Shtypit të Vatikanit - u krijuan mundësitë për një shkëmbim të frytshëm opinionesh mbi temat e situatës ndërkombëtare e zonale. Në mënyrë të posaçme u fol për disa aspekte të aktualitetit në Suriname, duke u ndaluar tek masat që po merr qeveria për mbrojtjen e ambientit e, natyrisht, edhe tek fushat e bashkëpunimit të Kishës me Shtetin.







All the contents on this site are copyrighted ©.