BE emëron presidentin e parë dhe shefen për politikë të jashtme
(20.11.2009 RV)Binomi belg-britanik është udhëheqja e re e Bashkimit Evropian
sipas Traktatit të Lisbonës. Në takimin e Brukselit kryetarët e shteteve e qeverive
të 27 vendeve anëtare të BE-së zgjodhën kryeministrin kristiandemokrat të Belgjikës,
Herman Van Rompuj President të parë të Këshillit të BE së, ndërsa Komisaren britanike
për Tregtinë, Katerinë Ashton e zgjodhën Përfaqësuese të Lartë të re të BE-së për
politikën e Jashtme. Francezi Pjer des Boisieu u zgjodh edhe për dy vjetët e ardhshme
në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Ministrave të BE së. Kujtojmë
se në dhjetor hyn në fuqi e marrëveshja reformuese e BE-së, e njohur si Marrëveshja
e Lisbonës.