2009-11-19 17:50:49

Selia e Shenjtë e Anglikanët: nesër mbërrin në Vatikan prelati Rouan Uilliams.
Të shtunën takimi me Papën.


(19.11.2009 RV)Kryeipeshkvi i Kanterbërit doktor Rouan Uilliamson mbërrin nesër, 20 nëntor, në Romë për një vizitë dyditore.
Këtu ai do të takohet me Atin e Shenjtë Benediktin XVI dhe me përgjegjësit e disa dikastereve vatikanase me të cilët do të bisedojë për marrëdhëniet anglikano-katolike nën dritën e kushtetutës apostolike “Anglicanorum coetibus”, nënshkruar nga Ati i Shenjtë me 4 nëntorin e kaluar.
Kjo kushtetutë flet për rregullat që duhen ndjekur për anglikanët që duan të kthehen në gjirin e Kishës Katolike. Prelati anglikan Uillimason do të shoqërohet nga ipeshkvi i Gilfordit Kristofer Hill si edhe disa sekretarë.







All the contents on this site are copyrighted ©.