2009-11-19 15:54:32

Raporti 2009 i UNFPA: ndryshimet e klimës dhe roli i grave.


(19.11.2009 RV)Raporti 2009 i Fondit të Kombeve të Bashkuara për popullsinë (UNFPA) i kushtohet kryesisht ndryshimeve të klimës dhe konferencës së Kopenhagenit që do të mbahet në dhjetor si edhe ndryshimeve demografike. Në 104 faqet e këtij raporti pohohet se Afrika ka arritur numrin 1 miliard banorë.
Gjithashtu nënvizohen edhe problemet e shumta që po shkaktojnë ndryshimet e klimës, veçanërisht në jugun e rruzullit tokësor. Shtresat më të goditura janë të varfrit e ndër ta, gratë, të cilat në të vërtetë janë një faktor kyç për ndryshimin e gjendjes, thuhet në raport.
“Ndryshimet klimatike, vazhdon më tej raporti, do të shkaktojnë edhe një rritje të madhe të numrit të emigrantëve e të të shpërngulurve të cilët do t’i braktisin zonat që përmbyten gjithnjë e më shpesh nga ngritja e nivelit të detrave. Po ashtu do të shpërngulen edhe fshatarët që banojnë në tokat ku thatësirat sa vijnë e bëhen më të shpeshta.







All the contents on this site are copyrighted ©.