2009-11-18 17:57:25

Papa pret kryeministren e Bangladeshit.


(18.11.2009 RV)Sot, në përfundim të audiencës së përgjithshme, Benedikti XVI priti kryeministren e Republikës Popullore të Bangladeshit, zonjën Sheikh Hasina, e cila u takua edhe me kardinalin Tarçizio Bertone, sekretar i Shtetit të Vatikanit dhe me kryeipeshkvin Dominik Mambertì, sekretar për marrëdhëniet me shtetet.
“Gjatë bisedimeve – njofton Salla e Shtypit e Vatikanit – u shkëmbyen mendime mbi situatën e sotme në Bangladesh, mbi sfidat kryesore, që e presin vendin e mbi përpjekjet për të ndërtuar një shoqëri, që respekton gjithnjë më shumë të drejtat njerëzore të të gjithë qytetarëve. U fol edhe për kontributin pozitiv të Kishës katolike në promovimin e njeriut e në jetën shoqërore të vendit, përmes veprimtarive të saj edukative, shëndetësore e asistenciale.







All the contents on this site are copyrighted ©.