2009-11-18 17:56:04

Papa i kërkon bashkësisë ndërkombëtare mbrojtjen e dinjitetin e të të drejtave të fëmijëve


(18.11.2009 RV)Në audiencën e sotme të përgjithshme, Benedikti XVI kujtoi fëmijët e mbarë botës dhe bëri thirrjebashkësisë ndërkombëtare pr mbrojtjen e dinjitetin e të të drejtave të fëmijëve:
“Pasnesër pranë Kombeve të Bashkuara do të organizohet Dita Botërore e Lutjes dhe e Veprimtarisë për Fëmijët, me rastin e 20-vjetorit të adoptimit të Konventës mbi të drejtat e fëmijës. Mendoj këtë çast për të gjithë fëmijët e botës, posaçërisht për ata, që jetojnë në kushte të vështira e që vuajnë për shkak të dhunës, të shpërdorimeve, të sëmundjeve, të luftërave, të urisë. Ju ftoj të bashkoheni me lutjen time e, njëkohësisht, i bëj thirrje Bashkësisë Ndërkombëtare t’i shumëfishojë përpjekjet për t’i dhënë përgjigjen e duhur problemeve dramatike, që vërehen në botën e fëmijëve. Uroj të mos mungojë impenjimi i përgjithshëm, në përpjekjen që të drejtat e dinjiteti i fëmijëve të njihen e të mbrohen nga të gjithë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.