2009-11-18 16:19:53

Në Angli, një shqiptar nga Kosova duhet të përgjigjet për terrorizëm


(18.11.2009 RV)Në Angli, një shqiptar nga Kosova duhet të përgjigjet për terrorizëm. Quhet Krenat Lusha dhe në banesën e tij policia ka zbuluar 14 telefona celularë dhe një kompjuter me materiale kompromentuese, mes te cilave edhe leksione sesi të realizonte atentate me shpërthim makinash. Janë gjetur gjithashtu edhe 4 kilogram nitrat, me të cilin mund të ndërtohet një bombë artizanale.
Mediat britanike e komentuan arrestimin e Lushës sëbashku me katër persona të tjerë si shkatërrimin e një celule terroriste, që po përgatiste eleminimin fizik të kryeministrit britanik Gordon Braun.







All the contents on this site are copyrighted ©.