2009-11-18 16:01:15

Ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji vlerëson pozitivisht zgjedhjet lokale të 15 nëntorit.


(18.11.2009 RV)Në pritje të balotazhit më 13 dhjetor, ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergj vlerëson pozitivisht zhvillimin e votimeve të 15 nëntorit. Pra në Kosovë fitimtarët e zgjedhjeve lokale do të dihen vetëm në muajin dhjetor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dje në mbrëmje shpalli rezultatet preliminare për pushtetin lokal të 36 komunave dhe njoftoi se vetëm në 16 komuna kandidatët kanë fituar shumicën që në raundin e parë, ndërsa në 20 komuna tjera do të mbahet balotazhi i zgjedhjeve lokale më datën 13 dhjetor.
Rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 15 nëntorit, sipas Nesrin Lushtës, mund të shpallen brenda kësaj jave, por jo edhe certifikimi i tyre, i cili varet nga vendimet e Komisionit të Zgjedhjeve për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP it) në lidhje me rregullsinë në procesin zgjedhor. Në bazë të përllogaritjeve të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të së dielës së kaluar, rezulton se dy parti kanë shënuar ngritje, dy të tjera shënojnë rënie, ndërsa vetëm njëra ka ruajtur përqindjen si në zgjedhjet e kaluara të vitit 2007.
Pas vlerësimeve e komenteve të këtyre zgjedhjeve nga institucionet e personaliteteve e ndryshme ndërkombëtare dhe kosovare , ta dëgjojmë tani opinionin e ipeshkvit katolikë të vendit, imzot Dodë Gjergjit në mikrofonin e Radio Vatikanit........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.