Nga FAO: një kod sjelljeje kundër abuzimit me blerjen e tokës.
(17.11.2009 RV)Nga takimi i nivelit të lartë i Organizatës Botërore për Ushqimin
dhe Bujqësisë (FAO), që po zhvillohet në Romë, pritet të miratohet një kod sjelljeje.
Ky do të ketë si qëllim mbrojtjen e fshatarëve nga shumëkombëshet që blejnë me shumicë
tokat e punueshme dhe nga vetë fondet e investimeve të cilat majmen me varfërinë e
të tjerëve dhe kanë një xhiro prej 100 miliardë eurosh në vit. Po ashtu, kryeministri
turk Rexhep Erdogan tha se problemet e ushqimit po bëhet gjithnjë e më të ndërlikuara.
Ndërsa kryeministri i Somalisë bëri thirrje që të ndihmohet vendi i tij për të kapërcyer
valën e dhunës që e ka përfshirë dhe varfërinë.