Delegati i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, imzot Lucjan Avgustini,
ipeshkëv i Sapës, flet mbi Internetin dhe Kishën.
(17.11.2009 RV)Të dielën e kaluar përfunduan në Vatikan punimet e Mbledhjes
Plenare të Komisionit ipeshkvnor të Evropës për Mediat. Tema e kësaj mbledhje ishte
“Kultura e internetit dhe komunikimi i Kishës”. Për katër ditë me radhë delegatët
e konferencave Ipeshvknore të Evropës janë shoqëruar e kanë disktukuar me ekspertë
të fushave të ndryshme të Internetit mbi praninë e Kishës në Web, mbi ndryshimet në
zhvillim e sipër, mbi ndikimin që shkakton ndëraktiviteti i kulturës së internetit
me zhvillimin e fesë në jetën shpirtërore. Asambleja analizoi modalitetet me të cilat
të rinjtë përdorin Internetin e në mënyrë të veçantë atë të “web generation” dhe komunikimin
e vlerave shpirtërore. Në këtë Asamble mori pjesë edhe delegati i Konfrencës Ipeshkvnore
Katol.ike të Shqipërisë, imzot Lucjan Avgustini, ipeshkëv i Sapës, i cili në mikrofonin
e Radio Vartikanit shpreh vlerësimin e tij mbi Internetin dhe Kishën, ta dëgjojmë....