2009-11-16 17:56:48

Shqipëri:fiton PD-ja në pesë njësitë ku u zhvilluan zgjedhjet


(16.11.2009 RV)Edhe në Shqipëri, dje janë zhvilluar zgjedhje në 5 njësi. Pjesëmarrja ka qenë nën 20%, duke treguar interesin e paktë të popullsisë për to. Gjithsesi në Tiranë, në Fierzë, në Fushë-Arrëz, në Otllak të Beratit e në Klos kanë fituar kandidatët e Partisë Demokratike.
Zgjedhjet e pjesshme lokale në pesë njësi vendore ishin më tepër teknike se sa politike, pasi në to ishin përballë njëra-tjetrës dy parti, që tashmë janë së bashku në koalicionin qeverisës, Partia Demokratike dhe LSI-ja. Ndërkohë Partia Socialiste bojkotoi votimet në shenjë proteste ndaj mos transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit.







All the contents on this site are copyrighted ©.