2009-11-16 18:47:29

Obama në Kinë: të drejtat e njeriut janë universale


(16.11.2009 RV)Presidenti amerikan Barak Obama arriti sot në Pekin, pas vizitës në Shangai, ku u takua me studentët universitarë. SHBA-të, u tha, nuk duan t’i imponojnë askujt parimet e tyre, por mendojnë se vlera si liria fetare, ajo e informacionit dhe pjesëmarrja politike janë universale. Edhe përdorimi i internetit duhet të jetë i lirë, theksoi presidenti amerikan, duke iu përgjigjur një pyetjeje, që i arriti pikërisht me anë të webit.
Përkrah këtij qëndrimi, një tjetër, me të cilin Obama konfirmon politikën amerikane ndaj Kinës. Ekziston vetëm një Kinë, tha ai, e SHBA-të po bëjnë çdo përpjekje për të përmirësuar marrëdhëniet ndërmjet Tajvanit (i pavarur që nga viti 1949) dhe Republikës Popullore Kineze.
Udhëtimi i Barak Obamës në Lindjen e Largët ka si qëllim konsolidimin e diplomacisë së SHBA-ve në rajon.Temat ekonomiko-tregtare dhe ambientale, rreziku që vjen nga Koreja e Veriut dhe çështja e të drejtave të njeriut në Birmani janë çështjet kryesore për të cilat ka folur presidenti amerikan në Japoni e Kinë.








All the contents on this site are copyrighted ©.