2009-11-16 18:48:07

Një ftesë për të shpresuar: letër e kardinalit Bertone drejtuar meshtarëve të Kishës në Kinë, me rastin e Vitit Meshtarak.


(16.11.2009 RV)Të vijohet ecja në rrugën e pajtimit brenda bashkësisë katolike dhe e dialogut me autoritetet civile: për këtë i nxit kardinali Tarçizo Bertone, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, meshtarët e Kishës katolike në Republikën popullore kineze. Në një letër, që ua drejton me rastin e Vitit Meshtarak, Hirësia e Tij i fton meshtarët kinezë të ndjekin shembullin e Famullitarit shenjt të Arsit, që diti të dialogojë me të gjithë, sepse ishte njeri i lutjes”.







All the contents on this site are copyrighted ©.