2009-11-16 17:57:01

96 vetë të prekur nga gripi i derrit në Shqipëri


(16.11.2009 RV)Vazhdojmë me lajme nga Shqipëria. Numri i të prekurve nga gripi i derrit, apo A/H1N1 ka arritur në 96. Sipas të dhënave të ministrisë, ditët e fundit numri është rritur me 3 persona në ditë. Pacientët trajtohen në spitalin infektiv dhe deri tani, vetëm njëri është shtruar në sanatorium me probleme në frymëmarrje. Pavarësisht nga shtimi i rasteve, Ministria e Shëndetësisë ka deklaruar se nuk ka ardhur koha për masa të skajshme siç janë mbyllja e kopshteve dhe e shkollave.







All the contents on this site are copyrighted ©.