2009-11-14 15:51:44

Papa Benedikti XVI do të vizitojë Maltën më 17 dhe 18 prill 2010


(14.11.2009 RV)Papa Benedikti XVI do të vizitojë Maltën më 17 dhe 18 prill 2010, me rastin e 1950 vjetorit të mbytjes së anijes së Shën Palit. Papa do të mbërrijë në Maltë të shtunën pasdite e do të kthehet në Romë të dielën në mbrëmje. Sapo të mbërrijë, Ati i Shenjtë do të takohet me autoritetet e larta të vendit dhe do të vizitojë shpellën e Shën Palit në Rabat. Të dielën paradite, Papa do të kremtojë Meshën dhe pasdite do të takohet me të rinjtë. Lajmi u dha nga kryedioqeza e Florianës.








All the contents on this site are copyrighted ©.