2009-11-14 15:58:42

Kosova në zgjedhje. Me ne prof. Afrim Hoti


Kosova zhvillon nesër zgjedhjet e para komunale pas shpalljes së pavarësisë. Të drejtë për votim kanë 1.5 milion vetë, të cilët duhet të votojnë për zgjedhjen e 36 kryetarëve të bashkive dhe këshillave lokale. Në garë janë regjistruar 74 subjekte politike. Para zgjedhjeve, ipeshkvi i Kosovës, imzot Dodë Gjergji u bëri thirrje qytetarëve për pjesëmarrje në votime, pasi siç thekson ai në një editorial të gazetës “Drita”, zgjedhjet “janë detyrë qytetare, morale dhe kombëtare për të gjithë, sepse vetëm kështu mund dhe të duhet të jemi pjesëmarrës në jetën politike, ekonomike, kulturore e shoqërore”. Por cilat janë ndryshimet që presin kosovarët? Të dëgjojmë intervistën e kryeredaktorit tonë don David Gjugja me profesor Afrim HotinRealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.