2009-11-13 17:44:06

Të fuqizohet prania e krishterë në Internet: impenjimi i ipeshkvijve evropianë, mbledhur në Vatikan; me ne, imzot Avgustini.


(13.11.2009 RV)Kisha nuk mund të mos e përfillë Internetin: kjo po theksohet me forcë në Plenaren e Komisionit ipeshkvnor evropian për komunikimet shoqërore (Ceem), me temë: “Kultura e internetit dhe komunikimi i Kishës”, që vijon në Sallën e Vjetër të Sinodit, në Vatikan.
Në një mesazh, drejtuar pjesëmarrësve të takimit, Benedikti XVI i fton ipeshkvijtë evropianë ta analizojnë këtë kulturë të re si dhe mundësitë e përdorimit të saj për misionin e Kishës. Në tekstin e mesazhit papnor, nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertone, Ati i Shenjtë nënvizon se ‘shpallja e Krishtit kërkon njohje të thella të kulturës së re teknologjike’.
Sot paradite, në mbledhjen plenare, u fol kryesisht për Rrjetin shoqëror të internetit (social network Facebook). U paraqit edhe veprimtaria e Këshillit Papnor të Komunikimeve Shoqërore në fushën e Internetit. Imzot Klaudio Maria Çeli, kryetar i Këshillit Papnor të Komunikimeve Shoqërore flet, në mikrofonin e Radio Vatikanit, për temën e plenares:
"Ati i Shenjtë na ngarkoi me një detyrë të rëndësishme, atë të diakonisë së kulturës. Këtë shërbim duhet ta kryejë Kisha në realitetin tejet të ndërlikuar të kulturës dixhitale. Ipeshkvijtë evropianë po e shqyrtojnë këtë mundësi. Rreziku i madh, nganjëherë, është ai i përqendrimit të tepërt tek mediat, domethënë tek këto mjete kaq të ndërlikuara që, pa asnjë dyshim, i krijojnë komunikimit mundësi gjithnjë më të gjëra. Gjithsesi, besoj se Kisha, gjatë gjithë veprimtarisë së saj, duhet t’i bëjë vazhdimisht vetes pyetjen: “ç’është në të vërtetë komunikimi?”.

E kur themi Kisha, kemi parasysh Kishën universale, domethënë edhe kishat vendase, duke përfshirë edhe atë, që kryen misionin në Shqipëri, të cilën në këtë takim evorpian kishtar e përfaqëson ipeshkvi i Sapës, imzot Lucian Avgustini, i dërguar i Konferencës Ipeshkvnore katolike te Shqipërisë, sot në mikrofonin tonë:...............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.