2009-11-13 17:40:46

Tadiç në Itali: vetëm për Kosovën nuk jemi dakord


(13.11.2009 RV)Presidenti i Serbisë, Boris Tadiç u takua sot me autoritetet italiane, në takimin e parë ndërqeveritar Itali-Serbi, i cili do të përsëritet periodikisht edhe në të ardhmen.
Jemi dakord për të gjitha gjërat – theksoi Tadiç në konferencën për shtyp të përbashkët me kryeministrin italian, Silvio Berluskoni – por jo për Kosovën. Do të luftojmë me të gjitha mjetet juridike për të rivendosur sovranitetin territorial mbi të. Duke filluar nga 19 dhjetori, qytetarët serbë mund të hyjnë në Bashkimin Evropian pa viza, sëbashku me malazezët e maqedonasit. Kjo risi u vu në dukje nga Berluskoni, i cili konfirmoi mbështetjen e Italisë për integrimin evropian të Serbisë, që sipas gjasave mund të realizohet në vitin 2014.







All the contents on this site are copyrighted ©.