2009-11-13 17:46:00

Presidenti kroat në Itali: kurrë më Millosheviçë të tjerë


(13.11.2009 RV)Ditë intensive e pranisë ballkanike në Itali. Presidenti Napolitano priti sot homologun e tij kroat, Stipe Mesiç, pasi ky i fundit ishte dje në Vatikan te Papa Benedikti XVI.
“Tradita katolike e Kroacisë së lashtë është gjithmonë gjallë” i kujtoi Ati i Shenjtë gjatë audiencës, duke i kërkuar respektin për identitetin e krishterë të vendit.
Roli i presidentit Mesiç, sipas Papës, është i rëndësishëm për të nxitur dialogun konstruktiv ndërmjet autoriteteve qeveritare dhe ipeshkvijve, duke krijuar lidhje me të gjitha përmasat e shoqërisë. U fol edhe për sfidat kryesore të rajonit e mbi faktorët që favorizojnë qëndrueshmërinë e forcojnë paqen e tij.







All the contents on this site are copyrighted ©.