2009-11-13 18:05:24

Presidenti i Kosovës Sejdiu thirrje qytetarëve: Dilni në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit


(13.11.2009 RV)Presidenti Fatmir Sejdiu u është drejtuar sot qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke kërkuar prej tyre të dalin në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit në mënyrë masive, dhe të përcaktojnë vetë se kush do t’iu prijë në qytetet e tyre gjatë katër vjetëve të ardhshëm.
Sejdiu, njëkohësisht i ka falënderuar qytetarët për kulturën e treguar gjatë fushatës zgjedhore, ndërsa i ka vlerësuar këto zgjedhje si një test të madh të demokracisë për të gjithë ne.

“Këto zgjedhje janë me rëndësi jetike për të ardhmen e vendit tonë. Ato janë një test i rëndësishëm edhe për proceset e mëtejme të integrimit në Bashkimin Evropian, në NATO dhe në institucionet e tjera ndërkombëtare. Kjo e diel duhet t’i dëshmojë botës se Kosova është vend stabil, se ajo krijon paqe e stabilitet në rajon dhe shërben si model i gatishmërisë për bashkëpunim të mirë reciprok me fqinjët e vet dhe me të gjitha vendet e tjera demokratike”, ka shtuar Sejdiu.

“Institucionet lokale e qendrore të vendit mbase nuk i kanë përmbushur në tërësi pritjet dhe kërkesat tuaja, por zgjedhjet janë rasti më i mirë që ju t’i votoni kandidatët më të përgatitur dhe më të ndershëm për t’i drejtuar komunat tona në periudhën e ardhshme katërvjeçare. Prandaj, dilni në zgjedhje dhe shndërrojeni 15 nëntorin 2009 në ditë feste për komunën tuaj dhe për tërë Kosovën”.
Le të jetë, pra, 15 nëntori një ditë e dëshmimit të shtetit tonë të lirë e demokratik”, përfundon mesazhi i presidentit Sejdiu.
 
Tani mbi karakteristat e domethënien e këtyre zgjedhjeve lokale në Kosovë, të dëgjojmë analizën dhe opinionin e prof. Afrim Hotit, profesor i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës në mikrofonin e Radio Vatikanit.................. RealAudioMP3

 
Pra, Kosova është në prag të zgjedhjeve lokale të 15 nëntorit. Për atmosferën parazgjedhore e për disa probleme që janë krijuar në vend, të dëgjojmë informacionin e Rabije Ibrajt nga Prishtina................h







All the contents on this site are copyrighted ©.