2009-11-13 17:47:02

Nuk do të bëhen zgjedhjet palestineze në vitin 2010


(13.11.2009 RV)Shuhet shpresa e palestinezëve për të bërë zgjedhjet legjislative e presidenciale më 24 janar 2010. Shtyrja deri në një kohë të pacaktuar, u vendos nga Komisioni që merret me përgatitjen e votimeve. Arsyeja është pamundësia për të garantuar pjesëmarrjen në votime të zgjedhësve të Rripit të Gazës, nën kontrollin e Hamasit.







All the contents on this site are copyrighted ©.