2009-11-13 17:44:35

Gëzim në Mosul për kryeipeshkin e ri kalde


(13.11.2009 RV)Kisha ka kryeipeshkvin e ri të kaldejve në Mosul. Papa miratoi zgjedhjen kanonikisht të meshtarit Emil Shimoun Nona, të klerit heparkial të Alkoshit, nga Sinodi i Ipeshkvijve të Kishës Kaldeje.
Emil Shimoun Nona, i lindur në Alkosh 42 vjet më parë, zë vendin e Paulus Faraj Rahho, rrëmbyer më 29 shkurt të vitit të kaluar, që u gjet i vdekur në Mosul dy javë më pas.
Pasi kreu studimet e mesme në vitin 1985, i nderuari Nona hyri në Seminarin Partriarkal Kalde dhe u shugurua meshtar më 11 janar 1991, në Bagdad.
Nga viti 1993 deri në vitin 1997 ishte zevendës-famullitar i Alkoshit, më pas famullitar, detyrë që e kreu deri në vitin 2000, kur nisi studimet në Universitetin Papnor Lateranens. Në vitin 2005 u diplomua në Teologji dhe u rikthye në atdhe, ku rifilloi detyrën e famullitarit të Alkoshit. Kujtojmë se kryeiepshvki i ri është vikar i përgjithshëm i Kryeheparkisë së Alkoshit dhe profesor i Antropologjisë në ‘Babel College”. Flet arabisht, italisht e kaldeisht. Njeh mjaft mirë edhe gjuhën angleze.







All the contents on this site are copyrighted ©.