2009-11-13 17:46:14

Fillon nga Japonia turneu i parë i Obamës në Azi


(13.11.2009 RV)Filloi sot turneu i parë i presidentit amerikan Barak Obama në Azi. Katër janë etapat: Japonia, Singapori, Kina dhe Koreja e Jugut. Një provë e rëndësishme për kreun e Shtëpisë së Bardhë, i cili do të flasë për çështje si kriza ekonomike, zhvillimi i Kinës dhe problemi bërthamor koreanoverior. Pikërisht mbi këtë udhëtim të dëgjojmë opinionin e korrespondentit të gazetës italiane “La Stampa” në Pekin, Françesko Zishi:
Është sigurisht një udhëtim i rëndësishëm, pasi pikërisht nga Azia filloi përmirësimi i gjendjes ekonomike pas gjashtë muajve të parë të vitit e me sinjale shumë pozitive për këto vende. Gjithashtu, këtu, sidomos në Japoni e në Kinë, banojnë kreditorët më të mëdhenj amerikanë dhe Japonia e Kina janë themelore për të siguruar blerës për borxhin amerikan, gjë që do të thotë më tepër qëndrueshmëri për SHBA-të. Ndërmjet Kinës e SHBA-ve po përcaktohet një partneritet global, i cili do të kushtëzojë së paku dhjetëvjeçarin e ardhshëm.







All the contents on this site are copyrighted ©.