Veprimtaria e deritashme e Obamës - zhgënjim bashkë me optimizëm.
(12.11.2009 RV)“Bashkë me zhgënjim ka edhe optimizëm për sukseset e pjesshme të presidentit
Obama, si për shembull beteja për shëndetin publik”. Kështu e vlerëson punën e deritanshme
të presidentit Barak Obama, Qendra e Studimeve Strategjike me seli në Romë. Sidoqoftë
ka ankth të madh për vendimet që lidhen me politikën e jashtme. Përsa i përket Iranit
Obama po vazhdon dialogun, por nuk ka rezultate konkrete përderisa Teherani vijon
pasurimin e uraniumit. Ndërsa vëmendja më e madhe është përqendruar tek Afganistani.
Po qe se Obama vendos shtimin e trupave atëherë kjo do të thotë më shumë impenjim
edhe për të gjithë aleatët.