2009-11-12 18:23:40

Anullohen votimet e 24 janarit të ardhshëm në Territoret palestineze.


(12.11.2009 RV)Zgjedhjet presidenciale dhe ato parlamentare vendosur për 24 janarin e ardhshëm në Territoret palestineze, shpallur nga presidenti Abu Mazen, nuk do të zhvillohen. Arsyeja është se komisioni qendror palestinez i zgjedhjeve lajmëroi se nuk është e mundur të organizohen votimet për atë datë. Drejtori i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Hana Naser tha se janë lajmëruar të gjitha grupet politike mbi pamundësinë e organizmit të këtyre votimeve.







All the contents on this site are copyrighted ©.