2009-11-11 19:00:28

Thirrje e Papës për të shpërngulurit e luftës në Sri Lankë.


(11.11.2009 RV)Në përfundim të audiencës së përgjithshme, sot Papa bëri këtë thirrje për Sri Lankën:“Kaluan afro gjashtë muaj nga përfundimi i konfliktit, që gjakosi Sri Lankën. Vërehen, me kënaqësi, përpjekjet e autoriteteve të cilat, në këto javë, po krijojnë kushte lehtësuese për kthimin e të shpërngulurve të luftës në vatrat e tyre. Inkurajoj nxehtësisht përshpejtimin e këtij impenjimi e u kërkoj të gjithë qytetarëve të japin ndihmesën e tyre për rivendosjen sa më të shpejtë të paqes e për rrugëzgjidhjen politike të sfidave, që e presin vendin, duke respektuar plotësisht të drejtat e njeriut.
Uroj, në përfundim, që Bashkësia Ndërkombëtare të japë ndihmesën e vet për plotësimin e nevojave humanitare dhe ekonomike të Sri Lankës dhe i lartoj lutjen time Zojës së Madhu, që të vijojë ta mbrojë këtë tokë të dashur”.







All the contents on this site are copyrighted ©.