2009-11-11 19:38:05

Gjatë fushatës në Deçan sulmohet kryeministri kosovar Thaçi


(11.11.2009 RV)Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Hashim Thaçi, është sulmuar sot në Deçan. Porsa ai ka përfunduar fushatën në këtë komunë, e cila aktualisht udhëhiqet nga AAK, eskorta e liderit të PDK-së është gjuajtur me gurë nga persona të panjohur.
Rojet e kryeministrit janë treguar të gatshme për ta mbrojtur liderin e PDK-së , ndërkohë që burime nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se ka pasur edhe të shtëna armësh.Eskorta e kryeministri para pak kohe është nisur në drejtim të Prishtinës, njofton Telegrafi







All the contents on this site are copyrighted ©.