2009-11-11 19:06:11

Evropa e bashkuar dhe Kryqi në klasat e shkollave


(11.11.2009 RV)Pas ceremonisë së ndjerë në Berlin, krerët e Bashkimit Evropian kremtuan sot rënien e Murit dhe rëndësinë e tij historike edhe në Bruksel.
Paradite, debati i 89 të rinjve, lindur më 9 nëntor 1989, me presidentin e Parlamentit Evropian, Buzek. Është brezi i parë, i lindur në një Evropë të pandarë nga ideologjia. Por, gjithnjë janë gati ideologjitë e reja.
Jo rastësisht, Parlamenti Evropian ka zgjedhur pikërisht ditën e sotme për të paraqitur një peticion kundër vendimit të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut për heqjen e Kryqit nga klasat e shkollave.
Kujtojmë se Gjykata e Strasburgut është organ i Këshillit të Evropës, ku bëjnë pjesë 47 vende. Është një institucion i ndryshëm nga Bashkimi Evropian e pikërisht për këtë arësye, Brukseli jo vetëm që distancohet, por bën edhe një hap tjetër përpara. Peticioni hedh bazat për të shmangur çdo atentat kundër përmasës kulturore e shpirtërore të Bashkimit Evropian, i cili nuk dëshiron të jetë thjesht bashkim ekonomik, monetar apo territorial. E shkruan të zezë mbi të bardhë: Kryqi duhet respektuar.







All the contents on this site are copyrighted ©.