2009-11-11 19:02:50

Cd këngësh gregoriane e muzikë kishtare moderne me zërin e Papës Benediktit XVI


(11.11.2009 RV)Zëri i Benediktit XVI frymëzoi diskun Alma Mater: këngë gregoriane e muzikë kishtare moderne, që pasurojnë reflektimet dhe lutjet mariane të Papës. Mbrëmë Cd-ja u paraqit në Kapitolin romak..
Është një projekt artistik, i frymëzuar nga zëri e nga përshpirtëria e thellë mariane e Atit të Shenjtë, që nga lutja e parë e Mbretërshës Qiellore, shqiptuar, ose më mirë të themi, kënduar plotësisht nga Benedikti XVI më 1 maj 2005.
Lindi, kështu, Cd-ja Alma Mater, për të cilën Radio Vatikani lejoi të përdoren tetë nga lutjet dhe reflektimet e regjistruara të Papës. Të dëgjojmë drejtorin e përgjithshëm, Atë Federiko Lombardi:“Qëllimi i kësaj Cd-je është të provohet, rreth frymëzimit themelor të fjalëve të Papës kushtuar temave mariane, gjuha muzikore, që lidh mesazhin e urtisë e të pëshpirtërisë dhe arrin tek një auditor shumë i gjërë, pikërisht sepse muzika është gjuhë, që i kapërcen të gjithë kufijtë e mund të kuptohet në të katër anët e botë”.
Qëllime shpirtërore e ungjillore, pra, që e dallojnë emitenten e Vatikanit, me të cilat Papa, duke dhënë lejën për realizmin e projektit, bëhet burim i komunikimit. Vijon Atë Lombardi:“Papa është shumë i gatshëm për kërkimin, me inteligjencë e drejtpeshim, të mënyrave të reja për ta kumtuar mesazhin e përjetshëm dhe mendon se krijimaria artistike është aleate e shpirtit”.
Zërit të Papës, pra, i shtohet kënga gregoriane dhe muzika moderne kishtare, sipas idesë së Xhulio Neronit, drejtor artistik i San Paolo Multimedia, që prodhoi Cd-në, e cila po shpërndahet nga Shtëpia Diskografike Universal.







All the contents on this site are copyrighted ©.